Libi, 7 qytete mobilizohen në mbrojtje të Tripolit kundër Haftarit
BKT
   Bota

Libi, 7 qytete mobilizohen në mbrojtje të Tripolit kundër Haftarit

Shtatë qytete në Libi kanë shpallur mobilizim për të mbrojtur kryeqytetin Tripoli kundër sulmeve të forcave të Khalifa Haftarit.

Shtatë qytete në Libi kanë shpallur mobilizim për të mbrojtur kryeqytetin Tripoli kundër sulmeve të forcave të Khalifa Haftarit.

Së fundmi qyteteve Misrata, Kabav, Zliten, Hums, Msallata, Zawiya iu bashkua edhe qyteti Zintan, qytete këto të cilët kanë shpallur mobilizim të përgjithshëm kundër sulmeve që lideri i forcave të armatosura në lindje të Libisë, Khalifa Haftar ka filluar në muajin prill për të marrë nën kontroll Tripolin.

Në një deklaratë nga Këshilli bashkiak i qytetit Zintan, thuhet: "Mbështesim vendimin e bashkëpunimit në fushën civile dhe ushtarake që fiset në qytete të ndryshme të vendit kanë marrë kundër sulmeve të kryera ndaj Tripolit".

Më tej në deklaratë thuhet se që nga dita e parë e fillimit të sulmeve ndaj Tripolit, e deri më tani qyteti Zintan bashkë me qytetet tjera në perëndim ka mbështetur qeverinë legjitime.

Lidhur me thirrjen për mobilizim thuhet se "Qyteti Zintan me kapacitetet civile dhe ushtarake ashtu sikurse në të kaluarën do të qëndrojë pranë kësaj thirrjeje kombëtare".

Ushtaraku në pension Khalifa Haftar i përqendruar në lindje të Libisë po përpiqet të marrë qeverinë me imponimin jolegjitim të armëve. Ai së fundmi më 12 dhjetor njoftoi dhënien e urdhrit për një sulm të ri kundër Tripolit nën emërimin "Lufta Përcaktuese".

Kundër urdhrit të Hatfarit për sulme ka arritur në 7 numri i qyteteve në perëndim të vendit që kanë shpallur mobilizim për të mbrojtur Tripolin.

Gjenerali Haftar edhe më 4 prill u dha urdhër njësive të tij për të marrë nën kontroll Tripolin dhe kishte pretenduar se brenda 48 orëve do të merrnin nën kontroll kryeqytetin.

Pas kësaj, njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e cila ka legjitimitet ndërkombëtar në Libi, filluan operacionin Burkan el-Gadab./aa/