OBSH: Vendet e varfra përballen me obezitetin dhe kequshqyerjen
Një e treta e vendeve më të varfra në botë po përballet me nivele të larta të obezitetit dhe kequshqyerjes, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një raport.
Në raport thuhet se ky problem, i njohur si kequshqyerje, shkaktohet nga qasja globale në ushqime shumë të përpunuara, pakësimi i tregjeve me ushqimeve të freskëta dhe kontrolli i zinxhirit ushqimor nga supermarketet.
Autorët vlerësojnë se rreth 2,3 miliardë fëmijë dhe të rritur janë mbipeshë në të gjithë botën, dhe më shumë se 150 milion fëmijë janë të pazhvilluar mirë, ku vendet më të prekura janë në Afrikën sub-sahariane dhe Azinë e Jugut.
“Po përballemi me një realitet të ri të të ushqyerit,” deklaroi Francesco Branca, drejtor i Departamentit të të Ushqyerit për Shëndet dhe Zhvillim në OBSH.
Për të zgjidhur problemin, Branca deklaroi se është i nevojshëm një transformim i thellë i sistemit të ushqimit, duke nisur nga prodhimi dhe përpunimi, përmes tregtisë dhe shpërndarjes, çmimet, marketingu dhe etiketimet, deri te konsumi dhe mbeturinat.
Gjithashtu në raport rekomandohen praktika të përmirësuara të ushqyerjes me gji, konsum më i madh i frutave dhe perimeve, më pak mish, si dhe shmangia e ushqimeve me nivele të larta sheqeri, yndyrë dhe kripë.























