BE nis përgatitjet për dy samite me Kinën
BKT
   Bota

BE nis përgatitjet për dy samite me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina duan të zhvillojnë një partneritet të ri strategjik në vitin 2020, por, sipas liderëve evropianë, dy palët duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre të shumta politike e ekonomike.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u prit sot në Bruksel nga presidenti i ri i Komisionit Evropian, Charles Michel, me qëllim përgatitjen e samiteve të ardhshëm.

Në fakt, në vitin 2020, priten dy samite BE-Kinë, midis të cilëve një samit i veçantë, në Leipzig, gjatë kryesimit gjashtëmujor të BE-së nga Gjermania.

Charles Michel këmbënguli në nevojën për të promovuar tregtinë e lirë dhe investimet, që respektojnë rregullat e barabarta në lojë dhe reciprocitetin./ATSH/