Peshkopët krijojnë bordin këshillues për viktimat e abuzimit seksual
Peshkopët katolikë të Gjermanisë planifikojnë të krijojnë një këshill për të adresuar rastet e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë.
Konferenca e Peshkopëve Gjermanë (DBK), deklaroi sot në Bon se krijimi i këshillit të ri është përgjigje ndaj një rasti abuzimi, i publikuar në shtator 2018.
“Eksperiencat e viteve të fundit kanë treguar qartë se pranimi i kësaj situate dhe parandalimi i abuzimit seksual mund të arrihet në mënyre efektive vetëm së bashku me të prekurit”, deklaroi komisioneri për abuzimet i DBK-së, peshkopi Stephan Ackermann.
“Kam besim se bordi këshillues për të prekurit e kësaj situate është një institucion i dobishëm”, shtoi ai.
“Të prekurit nga abuzimi seksual i priftërinjve duhet të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këshill deri më 7 shkurt. Të afërmit dhe kujdestarët ligjorë janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë”, theksoi Ackermann./ATSH/























