21:24 / 18.12.2019
Gjykata Kushtetuese ndalon moratoriumin 50-ditor për sondazhet parazgjedhor
Gjykata Kushtetuese e Sllovakisë dha urdhër të përkohshëm për ndalimin e një moratoriumi 50-ditor për sondazhet para zgjedhjeve që do të zhvillohen në muajin shkurt.
Presidentja Zuzana Caputova kërkoi zbatimin e këtij urdhri, duke thënë se moratoriumi do të kufizonte aksesin ndaj informacionit nga ana e njerëzve, që është një nga të drejtat e tyre themelore.
Për momentin, rregullorja fillestare është rivendosur duke parashikuar një moratorium 14-ditor për sondazhet para zgjedhjeve.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 29 shkurt 2020./ATSH/























