10:07 / 19.12.2019
Pamje tmerri nga burgu i Panamasë: luftë me armë, 13 të vrarë
Të aktën 13 të burgosur u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një burg në Panama të martën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur tri pushkë AK-47 dhe pesë pistoleta.
Presidenti Laurentino Cortizo tha që do të fillojë një hetim se si armët u futën në burgun e La Joyita në lindje të kryeqytetit, Panama City.
“Këto armë zjarri nuk erdhën nga qielli, padyshim që kishte një lloj bashkëpunimi atje për të futur armët e zjarrit”, tha ai.























