Turqia do të kryesojë Forumin e OSBE-së për Bashkëpunim të Sigurisë
Pas 18 viteve, Turqia do të kryesojë përsëri Forumin e OSBE-së për Bashkëpunim të Sigurisë në periudhën nga janari deri në muajin prill të vitit 2020.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vendosur që Turqia të marrë përsipër kryesimin e organit të saj vendimmarrës në muajin janar.
Siç njofton Misioni i Përhershëm i Turqisë në OSBE, në një ceremoni të mbajtur në Vjenë të Austrisë, përfaqësuesi i Turqisë në OSBE, Rauf Engin Sosyal, u zgjodh për të marrë përsipër mandatin e kryesimit të Forumit për Bashkëpunim të Sigurisë nga përfaqësuesi i Republikës Çeke.
Forumi, i cili punon për rritjen e sigurisë ushtarake dhe stabilitetit në Evropë, është një nga dy organet kryesore të vendimmarrjes së rregullt të OSBE-së.
Agjenda e takimeve javore të forumit në Vjenë përfshin dialogun e sigurisë, duke u lejuar vendeve pjesëmarrëse të diskutojmë shqetësimet e sigurisë.
Kryesia e forumit qarkullohet midis vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, me secilin vend që kryeson për një periudhë katër-mujore./aa/























