Parlamenti britanik rifillon punën me fjalimin e Mbretëreshës
BKT
   Bota

Parlamenti britanik rifillon punën me fjalimin e Mbretëreshës

Mbretëresha Elizabeth II dorëzoi programin e qeverisë së kryeministrit Boris Johnson në Shtëpinë e Lordëve, duke hapur zyrtarisht Parlamentin me fjalimin e saj .

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka rifilluar seancat pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të javës së kaluar që rezultuan me fitore dërmuese për Partinë Konservatore.

Mbretëresha Elizabeth II dorëzoi programin e qeverisë së kryeministrit Boris Johnson në Shtëpinë e Lordëve, duke hapur zyrtarisht Parlamentin me fjalimin e saj.

Fjalimi i saj përfshinte zotimet e politikave për krimin, shëndetin, mjedisin dhe Brexit-in. Po ashtu duke përmendur një sistem të ri të bazuar në pikën e imigracionit, Mbretëresha tha se sistemi i ri që do të zbatohet do të tërheqë punëtorë të talentuar.

Mbretëresha tha se përparësia e qeverisë është largimi i vendit nga Bashkimi Evropian (BE) më 31 janar të vitit 2020.

Programi qeveritar është angazhuar të shpenzojë një shtesë prej 33 miliardë pound çdo vit në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të vendit (NHS) deri në vitet 2023-2024.

Qeveria do të angazhohet të mbrojë të drejtat e BE-së për punësimin pas Brexit-it. Sipas Mbretëreshës, ata nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së tërheqjes, por do të përcaktohet në legjislacion të veçantë.

Marrëveshja e rishqyrtuar e tërheqjes së kryeministrit Johnson, që u dakordua me BE-në para zgjedhjeve, nesër do të kalojë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duket se do të ndryshojë për të ndaluar çdo zgjatje në periudhën e tranzicionit, e cila do të zgjasë midis 31 janarit dhe 31 dhjetorit të vitit 2020.

Siç është dakorduar, periudha e tranzicionit mund të zgjatet nën një projekt-ligj përtej vitit 2020.

Fjalimi i Mbretëreshës është një hapje zyrtare ceremoniale e të dy dhomave të parlamentit ndërsa fjalimi i sotëm ishte i dyti në vitin 2019.

Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohet nga BE-ja me një referendum të mbajtur në qershor të vitit 2016./aa/