Australi, studentët protestojnë për veprime urgjente në favor të klimës
BKT
   Bota

Australi, studentët protestojnë për veprime urgjente në favor të klimës

Studentë australianë u mblodhën sot jashtë rezidencës së kryeministrit Scott Morrison, duke kërkuar veprime urgjente klimatike pasi vendi po përballet me një valë të madhe zjarresh dhe temperaturash ekstreme.

Aktualisht, Morrison ndodhet me pushime së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Sipas medieve lokale ata ndodhen në Hawaii, por zyra e kryeministrit nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Qindra studentë u bashkuan me një turmë të trazuar në rezidencën zyrtare të kryeministrit ”Kirribilli House” në Sidnej, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të zjarrit mes kushteve ekstreme të temperaturave të nxehta.

Protesta u drejtua nga lëvizja ndërkombëtare studentore ”Schools Strike 4 Climate movement”, lëvizje globale rinore për veprim klimatik, e nisur nga aktivistja suedeze adoleshente, Greta Thunberg.

Protesta u transmetua live në Facebook, ku shfaqeshin të rinj protestues që kërcenin me këngën e “I’m a Survivor” të Beyonce-s dhe “Shake it off” të Taylor Swift./atsh/