Tre të vdekur në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë
BKT
   Bota

Tre të vdekur në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë

Tre persona janë vrarë gjatë të shtënave në Moskën qendrore të enjten mbrëma afër selisë së shërbimit rus të sigurisë FSB.

Një person i armatosur ka shtënë me armë automatike në hyrje të objektit të FSB-së, thonë dëshmitarët.

Forcat e sigurisë raportohet se e kanë rrethuar zonën dhe kanë larguar kalimtarët në ndërtesat e afërtaraporton BBC.

Personi që shtiu me armë zjarri në Moskën qendrore afër ndërtesës së FSB-së është “neutralizuar” dhe tani po bëhet identifikimi i tij, kanë thënë zyrtarë të sigurisë për INTERFAX-in.

Të shtënat erdhën pak orë pas konferencës vjetore të presidentit rus, Vlladimir Putin.