OKB përshëndet përkrahjen e premtuar për 26 milionë refugjatë
BKT
   Bota

OKB përshëndet përkrahjen e premtuar për 26 milionë refugjatë

OKB përshëndeti sot rezultatet e Forumit të parë Botëror për refugjatët në Gjenevë, i cili mbart elementë suksesi pavarësisht ndarjeve mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim.

Gjatë këtij Forumi që u hap të martën, Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët synon të japë një shtysë tjetër për ndarjen e përgjegjësive përsa i përket marrjes në ngarkim të 71 milionë të zhvendosurve, 26 milionë prej të cilëve refugjatë.

“Mbështetja publike për azilin është dobësuar këto vitet e fundit. Dhe në shumë raste, komunitetet që presin refugjatët janë ndjerë të mbingarkuar ose të harruar”, konfirmoi komisioneri i lartë për refugjatët, Filippo Grandi.

“Por situatat e refugjatëve nuk janë “në krizë”, që kur lejohen, bëhen të tilla. Në këtë Forum, ne pamë një zhvendosje vendimtare drejt vizionit afatgjatë”, shtoi ai.

Në total, më shumë se 770 “premtime” në fusha të ndryshme janë bërë gjatë këtij Forumi që ka qenë një rast për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për t’i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të marrë përsipër në mënyrë kolektive peshën e fluksit të refugjatëve.

“Disa miliardë dollarë u premtuan”, nënvizoi HCR në një komunikatë./ATSH/