Liban, ish-ministri i Arsimit merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Hassan Diab, i cili mori 69 nga 128 vota në konsultimet parlamentare, u thirr në pallatin presidencial, ku u informua për detyrën e tij të re.
Presidenti libanez Michel Aoun i ka dhënë mandatin ish-ministrin të Arsimit Hassan Diab për të formuar qeverinë e re pas konsultimeve parlamentare, raporton Anadolu Agency.
Konsultimet për emërimin e kryeministrit të ri u mbajtën sot pas dorëheqjes së Saad Haririt më 29 tetor si rezultat i protestave popullore antiqeveritare.
Diab, i cili mori 69 nga 128 vota në konsultimet parlamentare, u thirr në pallatin presidencial, ku u informua për detyrën e tij të re.
Forcat e sigurisë kanë marrë masa të rrepta për të siguruar rrugën drejt pallatit presidencial.
Para konsultimeve, Aoun u takua me kryeministrin në detyrë Hairi për gati 15 minuta. Hariri pritet të paraqesë opinionin e tij për pasardhësin e tij.
Konsultimet për caktimin e një kryeministri të ri fillimisht ishin caktuar për javën e kaluar, por u shtynë deri të hënën dhe përsëri për ditën e sotme.
Libani është përballur me normë të lartë të papunësisë, rritje të ngadaltë dhe borxh të lartë, gjë që ka shkaktuar protesta të gjera në vend në muajt e fundit.























