Gjykata kërkon dënim me vdekje për ish-ministrin e Informacionit
Prokurorët vietnamezë rekomanduan sot që ish-ministri i Informacionit të dënohej me vdekje për ryshfet dhe korrupsion, njoftuan mediet shtetërore.
Sipas transmetuesit VN Express, Nguyen Bac Son, 66 vjeç, i cili shërbeu si ministër i Informacionit nga viti 2011 deri në 2016, është në pritje të një vendimi përfundimtar mbi dënimin për shkelje të rregullave të menaxhimit dhe përdorimit të kapitalit të investimeve publike, si dhe për pranimin e ryshfeteve, por gjykata kërkon dënimin me vdekje.
Son pranoi të kishte marrë një ryshfet prej tre milion dollarësh për lehtësimin e një marrëveshje, tashmë të anuluar, ku kompania telefonike “MobiFone” të fitonte 95% të aksioneve në firmën televizive ”Audio Visual Global” (AVG).
Prokurorët deklaruan se kjo marrëveshje e la Vietnamin në një borxh prej 284 milionë dollarësh në buxhetin e saj.
Ndërkohë që të pandehurit e tjerë i kthyen shtetit paratë e ryshfetit, Son ka shlyer vetëm 26 000 dollarë nga tre milionë duke detyruar prokurorët të kërkojnë një ndëshkim të rreptë.























