Trump optimist për një marrëveshje tregtare me Kinën
BKT
   Bota

Trump optimist për një marrëveshje tregtare me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një mesazh pozitiv në rrjetin social Twitter, përsa i përket avancimit të negociatave tregtare me Kinën.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se kishte zhvilluar një disktutim shumë të frytshëm me homologun kinez, Xi Jinping pas njoftimit një javë më parë të një “armëpushimi” në luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Kam pasur një bisedë shumë të frytshme me presidentin kinez, Xi përsa i përket marrëveshjes tonë tregtare”, theksoi në Twitter drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

“Kina ka filluar blerjet në shkallë të gjerë të prodhimeve bujqësore dhe të tjera. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes mes dy vendeve po përgatitet. Ne kemi folur gjithashtu për Korenë e Veriut, çështje mbi të cilën po punojmë me Kinën dhe Hong Kongun”, shtoi ai./ATSH/