Rusia dhe Ukraina pajtohet "në parim" për marrëveshje të re të gazit
Kontrata aktuale 10-vjeçare e transportimit të gazit midis Rusisë dhe Ukrainës skadon më 31 dhjetor.
Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje "në parim" për një kontratë të re të gazit, por negociatat mbi detajet do të vazhdojnë, raporton Anadolu Agency.
Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Ekonomisë, Beate Baron, tha se Bashkimi Evropian (BE), Ukraina dhe Rusia dje gjatë raundit të pestë të negociatave arritën një marrëveshje "në parim".
Ajo bëri të ditur se në bisedime ishte i pranishëm edhe ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier.
"Ata dje kanë arritur një marrëveshje një parim dhe ky ishte hapi i parë i rëndësishëm", theksoi Baron, duke shtuar se palët do të vazhdojnë negociatat për detajet e kontratës së re të transportit të gazit.
Rusia dhe Ukraina kanë qenë në mosmarrëveshje që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë së Ukrainës pas një referendumi të diskutueshëm.
Turqia, por edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), aneksimin e shohin si të paligjshëm.
Ukraina fajëson Kremlinin edhe për dhunën separiste në Donbas, një rajon në Ukrainën lindore që kufizohet me Rusinë.
Kontrata aktuale 10-vjeçare e transportimit të gazit midis Rusisë dhe Ukrainës skadon më 31 dhjetor.























