Zjarret rrezikojnë seriozisht Australinë
BKT
   Bota

Zjarret rrezikojnë seriozisht Australinë

Disa mijëra zjarrfikës po luftojnë me dhjetëra zjarre të dalë jashtë kontrollit në katër nga gjashtë shtetet e Australisë, mes të nxehtit rekord dhe thatësirës.

New South Wales, shteti më i populluar në Australi, ka shpallur sërish gjendjen e  jashtëzakonshme, për shkak të kushteve katastrofike të zjarrit, ku temperaturat përvëluese parashikohet të arrijnë 47 gradë Celsius në periferi të Sidnejt.

Ministri i Shërbimeve të Urgjencës Shtetërore, David Elliot deklaroi se dhjetëra rrugë janë mbyllur dhe rreth 10000 policë, punonjës të urgjencës, ndihmës mjekë dhe zjarrfikës u stacionuan aty, duke qenë ky stacionimi më i madh të personelit të shërbimeve të urgjencës në New South Wales.    

Temperaturat e larta dhe tymi i zjarreve kanë përfshirë dhe kryeqytetin australian, Canberra. Ndërkohë, kryeministri Scott Morrison, i cili u kritikua pasi kishte shkuar në pushime me familjen e tij në Hawai, do të përfundojë udhëtimin dhe do të kthehet sot në Australi.