Putin hap trafikun hekurudhor në urën që lidh Rusinë me Krimenë
Presidenti rus Vladimir Putin sot solemnisht ka hapur linjën hekurudhore përmes urës kontroverse, e cila bashkon tokën ruse me Krimenë e okupuar nga Rusia.
Putin, me kalimin e urës shënoi fillimin e trafikut hekurudhor ndërsa treni i parë me pasagjerë nga Shën Petersburgu në Sevastopol, qyteti më i madh në Krime, përmes urës do të kalojë të mërkurën.
Ukraina, Bashkimi Evropian dhe SHBA e kanë dënuar urën 19 kilometërshe që lidh Rusinë me gadishullin për të cilën thonë se është nën okupim të paligjshëm.
Ura, që është më e gjatë në Evropë dhe Rusi, përshkon Ngushticën e Kerçit në Detin Azov si dhe përfshin një pjesë autostradash të hapura vitin e kaluar.
Në vitin 2014 Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës pas një referendumi të diskutueshëm. Që atëherë Moska ka ndjekur një politikë të integrimit të gadishullit përmes projekteve të transportit dhe infrastrukturës.
Turqia si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shohin si të paligjshëm aneksimin e Krimesë.























