​Polonia për herë të parë arrin një buxhet të ekuilibruar
BKT
   Bota

​Polonia për herë të parë arrin një buxhet të ekuilibruar

Qeveria e kryeministrit Mateusz Morawiecki, miratoi të hënën buxhetin e vitit 2020, i pari buxhet i ekuilibruar që pas vendosjes së demokracisë në Poloni në vitin 1989.

“Projektligji i jep Polonisë rehati e siguri përballë trazirave të tilla, si ngadalësimi ekonomik në eurozone, Brexit ose mosmarrëveshje tregtare midis SHBA dhe Kinës”, tha Morawiecki në një konferencë për shtyp.

Sipas kryeministrit, në planifikimin financiar përfshihen bonusi i fëmijëve dhe një shpërblim vjetor për pensionistët.

Projektligji pasqyron edhe planet për taksat më të ulëta mbi të ardhurat personale.

Buxheti duhet ende të miratohet nga parlamenti dhe të ligjërohet nga presidenti./ATSH/