Ndërron jetë kryeshefi i Shtatmadhorisë së Algjerisë
Gaid Saleh ishte njeriu më i fortë i Algjerisë pas dorëheqjes së ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika në prill pas protestave masive popullore kundër sundimit të tij 20-vjeçar.
Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Algjerisë, Ahmed Gaid Saleh sot ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, raporton Anadolu Agency.
Saleh ndërroi jetë si pasojë e sulmit në zemër.
Gaid Saleh ishte njeriu më i fortë i Algjerisë pas dorëheqjes së ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika në prill pas protestave masive popullore kundër sundimit të tij 20-vjeçar.
Ai ka luajtur një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendit, pas një periudhe të trazuar kalimtare, në vazhdën e dorëheqjes së Bouteflika.
Javën e kaluar, ish-kryeministri Abdelmadjid Tebboune u zgjodh president i ri i Algjerisë pasi fitoi zgjedhjet e para presidenciale në epokën pas Bouteflika.























