WP: Vendimi i Arabisë Saudite për rastin Khashoggi, tallje me drejtësinë
BKT
   Bota

WP: Vendimi i Arabisë Saudite për rastin Khashoggi, tallje me drejtësinë

"Rezultati i gjykatës është një turp ndaj familjes Khashoggi dhe ndaj të gjithë atyre që kërkojnë një llogaridhënie të vërtetë në këtë çështje, përfshirë edhe shumicën dypartiake në Kongresin Amerikan", thuhet në artikullin e "Washington Post".

Bordi publikues i gazetës "Washington Post" lidhur me vendimin e gjyqësorit të Arabisë Saudite për çështjen e gazetarit Jamal Khashoggi ka reaguar nëpërmjet një artikulli me titull "Vendimi i Arabisë Saudite për Khashoggin tallje me drejtësinë".

"Arabia Saudite, lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi ka marrë një vendim i cili tallet në mënyrë të paturpshme me drejtësinë", thuhet në artikullin në të cilin pavarësisht se 5 persona u dënuan me vdekje dhe 3 të tjerë me burgim është shprehur reagimi për "pastrimin" dhe mos drejtimin e asnjë akuze ndaj këshilltarit mbretëror, Suud al-Qahtani dhe ish-zëvendës shefit të inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri të cilët janë emra të afërt me princin saudit, Muhammed bin Selman.

- "Rezultati i gjykatës është një turp kundër familjes Khashoggi"

Në artikull thuhet se "Rezultati i gjykatës është një turp ndaj familjes Khashoggi dhe ndaj të gjithë atyre që kërkojnë një llogaridhënie të vërtetë në këtë çështje, përfshirë edhe shumicën dypartiake në Kongresin Amerikan".

"Pranimi i vendimit në fjalë nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse është një gabim moral është edhe i rrezikshëm", thuhet në artikullin ku paralajmërohet se "Kjo situatë do t‘i dërgojë drejtuesit të pakujdesshëm saudit (Muhammed bin Selman) mesazhin se aventurizmi i vrasjes tolerohet".

Ndër të tjera në artikull është kritikuar edhe vendimi i prokurorit saudit se vrasja e Khashoggit nuk ishte planifikuar më parë ndërsa lidhur me këtë rikujtohet se në raportin e Raportueses së posaçme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Agnes Callamard, është konstatuar se vrasja e Khashoggit ka qenë një "ekzekutim i qëllimshëm dhe me paramendim"./aa/