Alarm për bombë në Moskë, evakuohen dhjetëra ndërtesa
BKT
   Bota

Alarm për bombë në Moskë, evakuohen dhjetëra ndërtesa

Pas njoftimeve për bombë janë evakuuar nxënësit, punonjësit dhe vizitorët nëpër ndërtesa.

Disa shkolla, gjykata dhe stacione të trenave në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, janë evakuuar për shkak të njoftimit për bombë.

Sipas lajmit të agjencisë ruse Ria, të cilin e bazon mbi burimet e policisë thuhet se janë bërë disa njoftime për bomba për 19 shkolla, 7 gjykata dhe 6 stacione të trenave në Moskë.

Pas njoftimeve për bombë janë evakuuar nxënësit, punonjësit dhe vizitorët nëpër ndërtesa.

Ndërkohë policia po vazhdon punimet e kërkimeve nëpër ndërtesat në fjalë.