Uran Ismaili nënshkroi kontratën për furnizim me Interferon-Beta 1a
BKT
Shëndetësi

Uran Ismaili nënshkroi kontratën për furnizim me Interferon-Beta 1a

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot e ka nënshkruar kontratën për furnizimin me Interferon – Beta 1a për të sëmurit nga Skleroza Multiple. Një gjë të tillë Ismaili e ka bërë nëpërmjet një postimi në facebook.

“Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili.


MË SHUME NGA Shëndetësi