Mesha në Betlehem, atje ku lindi Jezu Krishti
Të krishterët nga e gjithë bota dhe Lindja e Mesme u mblodhën në qytetin palestinez të Betlehemit, në Bregun Perëndimor, për të festuar meshën e mesnatës.
Ceremonia u mbajt në kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, e ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se ka lindur Jezu Krishti dhe që daton nga shekulli IV.
Gjithçka filloi me një procesion të patriarkut latin të Jeruzalemit, arqipeshkvit Pierbattista Pizzaballa, nga Jeruzalemi në Betlehem, duke pasqyruar udhëtimin e nënës së Jezusit, Marisë, siç përshkruhet në Bibël.
Pizzaballa foli ndërkohë për dhunën dhe ndasitë në tokën e shenjtë të ditëve moderne.
Pavarësisht se ndahet nga Jeruzalemi me një mur sigurie, siç quhet, Betlehemi tërheq qindra e mijëra turistë çdo vit, veçanërisht gjatë Krishtlindjes. Në ceremonitë e natës merrte pjesë edhe lideri palestinez, Mahmoud Abbas dhe përfaqësuesit e shumë degëzimeve kristiane të pranishme në Izrael dhe territoret palestineze.























