Trump paralajmëron Newsom për zgjidhjen e çështjes së të pastrehëve
BKT
   Bota

Trump paralajmëron Newsom për zgjidhjen e çështjes së të pastrehëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi shtetin e Kalifornisë dhe guvernatorin e saj Gavin Newsom pasi autoritetet lokale duhet të ndërhyjnë për t’u marrë me urgjencën e strehimit dhe krizën e pastrehë, për ndryshe do ta bëjë qeveria federale.

Ultimatumi paraqet kapitullin e fundit në përplasjen midis Trump dhe Golden State, i cili shkon nga emetimet deri tek çështjet e migracionit.

Një fond prej 120 milionë dollarësh ka akorduar edhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, i cili premton të përfundojë problemin e “njerëzve të pastrehë”.

Plani kërkon investimin e 120 milionë dollarëve vitin e ardhshëm për ndërtimin e 1000 apartamente të reja, për ata që jetojnë në rrugë.

Fondet do të përdoren gjithashtu për ndërtimin e 1000 strehimoreve me shtretër në dispozicion për ata që kanë nevojë për to.