​Ndalimi i aksesit në Turqi në Wikipedia, shkelje e lirisë së shprehjes
BKT
   Bota

​Ndalimi i aksesit në Turqi në Wikipedia, shkelje e lirisë së shprehjes

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi sot se ndalimi i aksesit në enciklopedinë online Wikipedia, për më shumë se dy vjet, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes.

“Ky ndalim shkel lirinë e shprehjes, ashtu siç dhe garantohet në nenin 26 të Kushtetutës”, deklaroi gjykata në faqen e saj të internetit.

Gjykata mori këtë vendim me miratimin e shumicës, ku 10 anëtarë votuan pro dhe gjashtë kundër.

Vendimi siguron rifillimin e aksesit në enciklopedinë online në Turqi. Ai vjen pas një apeli nga Wikipedia për të rishikuar vendimin e ndalimit të qeverisë.

Në prill të vitit 2017, qeveria bllokoi aksesin në Wikipedia për arsye të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Fondacioni Wikimedia, organizata jofitimprurëse që siguron teknologjitë dhe shërbimet për Wikipedia-n, paraqiti në maj 2017 ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese.