17:26 / 28.12.2019
Shkëmbim i të burgosurve në Ukrainë
Autoritetet ukrainase dhe separatistët prorusë në lindje të vendit arritën një marrëveshje për shkëmbimin e dhjetëra të burgosurve.
“Kievi dhe Donbassi arritën një marrëveshje për një shkëmbim të të burgosurve këtë të diele të 29 dhjetorit”, njoftoi Daria Morozova, ndërmjetësuese e qeverisë së Republikës së Donetskut në një komunikatë.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje për këtë njoftim.
Sipas saj, dy republikat e vetëshpallura në Donetsk dhe Lougansk, në lindje të vendit, do të dorëzohen 87 persona, ndërkohë që 55 persona do të dorëzohen në Kiev.
Media ruse konfirmojnë se shkëmbimi do të bëhet në linjën e frontit./ATSH/























