Rreth 30 migrantë shpëtohen në La Manche
BKT
   Bota

Rreth 30 migrantë shpëtohen në La Manche

Të paktën 30 migrantë, të cilët po përpiqeshin të mbërrinin në brigjet angleze në bordin e dy barkave, u shpëtuan dje në La Manche, njoftuan autoritetet franceze.

“Operacioni i parë i forcave të shpëtimit u realizua rreth orës lokale 02:00 (01:00 GMT) dhe 11 persona, mes të cilëve dy fëmijë u shpëtuan rreth 5,5 kilometra nga brigjet e Kalesë, në veri të Francës”, theksoi prefektura detare e La Manch-it në një komunikatë.

Rreth orës 07:00, 20 migrantë të tjerë në gjendje hipotermie, mes të cilëve një grua shtatzënë u shpëtuan në bordin e një barke që ishte mbushur me ujë, rreth 40 kilometra në lindje të Kalesë./atsh/