Trump dënon sulmin antisemitik në New York
BKT
   Bota

Trump dënon sulmin antisemitik në New York

"Sulmi antisemitik në Monsey, New York, natën e 7-të të Hanukkah, mbrëmjen e kaluar i tmerrshëm", shkroi Trump në Twitter të dielën.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dënoi sulmin në New York që plagosi pesë hebrenj gjatë festës së tyre fetare Hanukkah.

"Sulmi antisemitik në Monsey, New York, natën e 7-të të Hanukkah, mbrëmjen e kaluar i tmerrshëm", shkroi Trump në Twitter të dielën.

“Të gjithë duhet të bashkohemi për të luftuar, për t'u përballur dhe për të zhdukur belanë e keqe të antisemitizmit. Melania dhe unë u dëshirojmë viktimave shërim të shpejtë dhe të plotë", tha ai.

Grafton Thomas, 38 vjeç, i armatosur me hanxharë të shtunën goditi pesë persona gjatë festivalit Hanukkah në shtëpinë e një rabi në Rockland County. Sulmuesi nga Greenwood Lake u arratis pas sulmit, por më vonë u arrestua nga policia në Harlem.

Ai u arrestua të dielën dhe u deklarua i pafajshëm për pesë akuza të tentimit për vrasje dhe një akuzë për vjedhjeje. Garancia e tij u caktua në 5 milionë dollarë.