Ulje e konsiderueshme donacionesh për partitë politike
Partitë politike gjermane regjistruan një rënie të ndjeshme të donacioneve këtë vit, sipas shifrave të publikuara nga parlamenti gjerman në faqen e tij të internetit.
Shuma e përgjithshme e kontributeve ra nga 3,1 milionë euro në 1,2 milion euro, gjatë pushtetit të partisë Kristian-demokrate (CDU) dhe aleatëve të saj bavarezë, Unioni Krisitan-social (CSU), duke pësuar kështu humbje të rënda.
Pasi morën 1 milion euro vitin e kaluar, në vitin 2019 donacionet e CDU-së arritën vetëm në 335.002 euro, ndërsa CSU mori 95.000 euro krahasuar me 625.000 euro vitin e kaluar. Megjithatë, CDU mbetet partia që përfiton më shumë nga donacionet.
Ashtu si vitin e kaluar, partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë”, nuk mori asnjë kontribut.
Social-demokratët humbën më shumë se gjysmën e financimeve të tyre nga donacionet, duke marrë 156.600 euro deri në mes të muajit dhjetor./atsh























