Mijëra australianë të bllokuar në plazhe nga zjarret
BKT
   Bota

Mijëra australianë të bllokuar në plazhe nga zjarret

Mijëra australianë ndodhen në bregdetin lindor të Australisë për të shpëtuar nga zjarret që kanë kapluar disa qytete bregdetare.

Qeveria australiane ka dërguar anije dhe helikopterë ushtarakë për të ndihmuar me evakuimet, shkruan Reuters.

Zyrtarët qeveritarë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Deri më tani është konfirmuar se 11 persona kanë humbur jetën nga zjarret që nga fillimi i tetorit.

Zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta dhe të shpërndara nga erërat e fuqishme kanë shkatërruar më shumë se katër milionë hektarë.