14:55 / 01.01.2020
Papa Françesku reagon ndaj gruas që nuk ia lëshon dorën
Gjatë aktiviteteve të Vitit të Ri në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, një grua e kapi në dorë liderin e Kishës Katolike, e tërhoqi dhe nuk e lëshonte, me çka papa me dorën tjetër e goditi dorën e gruas.
Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, gjatë aktiviteteve të Vitit të Ri në sheshin Shën Pjetri në Vatikan e goditi në dorë një grua që kapi dhe nuk e lëshonte dorën e tij.
Sipas CNN, Papa në kuadër të aktiviteteve të vitit të ri, përshëndeti njerëzit dhe me disa shtrëngoi duart në sheshin Shën Pjetri.
Pasi i përshëndeti të pranishmit, derisa vazhdonte të ecte, një grua e kapi në dorë, e tërhoqi dhe nuk e lëshonte, me çka papa me dorën tjetër e goditi dorën e gruas.























