Turqi, 7 të arrestuar për ndihmën gjatë ikjes së ish-drejtorit të Nissan-it
BKT
   Bota

Turqi, 7 të arrestuar për ndihmën gjatë ikjes së ish-drejtorit të Nissan-it

Skuadrat e policisë arrestuan të dyshuarit, katër pilotët, dy punonjës të një kompanie private të shërbimit tokësor dhe një drejtor operacionesh për një kompani korrierësh, theksuan burimet.

Shtatë persona janë arrestuan në Stamboll për ndihmën e dhënë gjatë ikjes së ish-drejtorit ekzekutiv të Nissan-it, Carlos Ghosn, nga Japonia në Liban, bënë të ditur burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency.

Skuadrat e policisë arrestuan të dyshuarit, katër pilotët, dy punonjës të një kompanie private të shërbimit tokësor dhe një drejtor operacionesh për një kompani korrierësh, theksuan burimet.

Arrestimi erdhi pasi Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit filloi një hetim mbi arratisjen e Ghosn në Liban përmes aeroportit të Stambollit, pasi lirimit me kusht në Japoni.

Asnjë detaj i mëtutjeshëm mbi të dyshuarit nuk është dhënë.