09:19 / 06.01.2020
Zjarr në një spital në Poloni, 4 të vdekur
Michał Sienkiewicz, një zyrtar policie, tha se zjarri ndoshta është shkaktuar nga cigarja e një punëtori të spitalit.
Në Poloni sot ka shpërthyer zjarr në një spital, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe hospitalizuar 21 të tjerë.
Katër të vdekurit janë pacientë në spitalin në Chojnice, një qytet në Poloninë veriore, tha zëdhënës i zjarrfikësve Marian Hinca, njoftojnë mediat vendore.
Një prej katër viktimave u gjet i vdekur kur zjarrfikësit arritën dhe tre të tjerët humbën jetën gjatë rrugës për në spital, tha ai.
Michał Sienkiewicz, një zyrtar policie, tha se zjarri ndoshta është shkaktuar nga cigarja e një punëtori të spitalit.























