10:30 / 06.01.2020
NATO mblidhet për të diskutuar mbi Lindjen e Mesme
Agjenda e Këshillit Veriatlantik që do të mblidhet në nivelin e ambasadorëve do të jetë Lindja e Mesme.
Këshilli Veriatlantik vendosi që të mblidhet për të vlerësuar zhvillimet pas vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.
Një zyrtar i NATO-s, në deklaratën për AA tha se agjenda e Këshillit Veriatlantik që do të mblidhet në nivelin e ambasadorëve do të jetë Lindja e Mesme.
Zyrtari bëri të ditur se vendimi për mbledhje është marrë pasi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar bisedime me aleatët.
NATO më parë kishte njoftuar se përkohësisht ka pezulluar aktivitetet stërvitore në Irak pas vrasjes së Soleimanit.























