Venezuelë, Luis Parra zgjidhet kryetar i Asamblesë Kombëtare
Juan Guaido dhe deputetët e tij e shpallën këtë akt të pavlefshëm pasi u bllokuan të marrin pjesë në seancë nga zyrtarët e sigurisë.
Televizioni shtetëror Venezuelës njoftoi të dielën se deputeti i opozitës, disidenti Luis Parra u betua si kryetar i ri i Asamblesë Kombëtare të vendit, duke i dhënë fund mandatit të rivalit të tij Juan Guaido.
Guaido, i cili e shpalli veten president të përkohshëm në fillim të vitit të kaluar dhe njihet si udhëheqësi legjitim i vendit nga SHBA dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine dhe Bashkimi Evropian, ka hyrë në një betejë disa vjeçare për marrjen e pushtetit me presidentin e zgjedhur të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Parra, që u përjashtua muajin e kaluar nga Partia e Parë për Drejtësi të opozitës për akuzat e korrupsionit, u betua si kryetar i ri i Asamblesë Kombëtare që të ushtrojë detyrat e zyrës gjatë mandatit të ri parlamentar të vitit 2020, raportoi televizioni i Venezuelës.
Seanca u mbajt në Pallatin Legjislativ Federal në Karakas dhe morën pjesë anëtarët e Asamblesë Kushtetuese Kombëtare të udhëhequr nga qeveria e Maduros si pjesë e marrëveshjeve të arritura me opozitën nën Procesin e Dialogut Kombëtar për Paqen në shtatorin e vitit të kaluar.
Por Guaido dhe deputetët e tij e shpallën seancën të pavlefshme pasi u bllokuan të merrnin pjesë nga zyrtarët e sigurisë.
Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë për procesin e votimit.
Guaido shkroi në Twitter se kushdo që ndihmon në parandalimin e instalimit legjitim të parlamentit të Venezuelës bëhet "bashkëpunëtor i diktaturës dhe bashkëpunëtor i atyre që shtypin popullin e Venezuelës dhe do të ekspozohen para botës".
Në një postim të mëvonshëm, Guaido e shpalli veten kryetar të Asamblesë Kombëtare, duke thënë se një seancë votimi është mbajtur nga shumica e deputetëve.
"Sot kemi mbajtur seancën e Asamblesë Kombëtare me shumicën e deputetëve. Pavarësisht marrjes së dhunshme dhe grusht shtetit në Pallatin Legjislativ Federativ nga diktatura, me 100 vota për Bordi i Drejtorëve është zgjedhur për këtë vit", tha ai.
Proklamimi i tij mori mbështetje të drejtpërdrejtë nga SHBA ashtu siç ndodhi në fillim të vitit 2019.
"Urime për @JGuaido për rizgjedhjen e tij në @AsambleaVE!", shkroi në Twitter Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
"Arrestimet, ryshfetet dhe bllokimi i hyrjes në ndërtesën e saj nuk ishin në gjendje të shmangnin Asamblenë Kombëtare të Venezuelës. Vetëm një qeveri kalimtare që organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale mund t'i japë fund krizës", shtoi Pompeo.
Në fillim të shtatorit, qeveria Maduro dhe pesë liderë të partive opozitare njoftuan se kishin rënë dakord të fillojnë një proces të ri dialogu për të zgjidhur problemet me të cilat përballet shteti anëtarë i OPEC-ut, pasi nafta e papërpunuar është eksporti kryesor i vendit.
Procesi i Dialogut Kombëtar për Paqen u themelua për t'u përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, lirimin e të burgosurve dhe një kundërshtim të unifikuar ndaj bllokadës së SHBA-së.























