Shkrumbohet ndërtesa 230-vjeçare, 1 milion euro dëme
BKT
   Bota

Shkrumbohet ndërtesa 230-vjeçare, 1 milion euro dëme

Një zjarr ka shkatërruar pjesën më të madhe të një hoteli me pesë yje në Gjermani, duke shkaktuar një dëm të vlerësuar prej 1 milion euro.

Zjarri shpërtheu në pjesën e pasme të restorantit historik të hotelit Traube Tonbach, Baiersbronn, Gjermani.

Më shumë se 60 njerëz u evakuuan nga ambientet e hotelit dhe ndërtesa 230-vjeçare u shkatërrua pothuajse plotësisht nga flakët. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, me autoritetet që kanë nisur hetimet për zbulimin e tij.