Iraku përgatiti mekanizmin për dëbimin e ushtarëve amerikanë
“Kemi bërë gati mekanizmin dhe planin e nevojshëm për dëbimin e ushtarëve amerikanë nga Iraku”, njoftoi Abdul Kareem Khalaf, zëdhënësi ushtarak i kryeministrit Adel Abdul Mahdi, i cili nuk zbuloi detajet e mekanizmit.
Qeveria irakiane ka njoftuar se është bërë gati mekanizmi i nevojshëm për dëbimin e forcave amerikane nga vendi, raporton Anadolu Agency.
“Kemi bërë gati mekanizmin dhe planin e nevojshëm për dëbimin e ushtarëve amerikanë nga Iraku”, njoftoi Abdul Kareem Khalaf, zëdhënësi ushtarak i kryeministrit Adel Abdul Mahdi, i cili nuk zbuloi detajet e mekanizmit.
Khalaf u përqendrua edhe në praninë e koalicionit të drejtuar kundër organizatës terroriste DEASH në Irak dhe tha se forcat në fjalë në vend mund të qëndrojnë vetëm për të trajnuar dhe dhënë këshilla ushtarëve irakianë.
“Qeveria ka kufizuar rajonin e veprimit të forcave të koalicionit. Momentalisht nuk u lejohet kurrfarë veprimi”, tha Khalaf.























