15:36 / 06.01.2020
Porto Riko goditet nga një tërmet prej 5.8 ballësh
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra në jugperëndim të qytetit Indios, gjashtë kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Deri më tash, autoritetet e këtij vendi nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme material.
Në vitin 1918, ky territor ishte goditur nga një tërmet prej 7.1 shkallësh, duke lënë të vdekur rreth 100 njerëz. Dridhja e fortë e asaj kohe kishte shkaktuar edhe cunami, shkruan “CNN”























