21:18 / 06.01.2020
Stuhi dëbore dhe erëra të forta godasin Greqinë
Një stuhi dëbore dhe erëra të forta e kanë goditur Greqinë dhe Egjeun, duke shkaktuar dëme të shumta në tokë dhe probleme në trafikun detar, njoftoi transmetuesi shtetëror grek ERT.
Sipas ERT-së udhëtime të shumta tragetesh u anuluan për shkak të erërave të forta dhe disa rrugë në brendësi të vendit u mbyllën si pasojë e reshjeve të borës.
Stuhia shkaktoi, gjithashtu, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Athinës dhe në ishuj.























