13:25 / 07.01.2020
Betohet qeveria e re me përfaqësues edhe të të gjelbërve
Qeveria e re austriake, në përbërje të së cilës janë edhe të gjelbërit, bëri sot betimin.
Ekzekutivi ”Kurz bis” mori detyrën në prani të presidentit të Republikës, Alexander Van der Bellen.
Dhjetë ministra i përkasin Partisë Popullore (PVP) dhe katër partisë ekologjike.
Betimi u bë pikërisht 100 ditë pas zgjedhjeve politike dhe 224 ditë pas rënies së qeverisë së parë ”Kurz” të koalicionit OVP-FPO.
Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Austria u udhëhoq nga një qeveri teknike e drejtuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.























