Tre qytete gjermane kërkojnë statusin e trashëgimisë hebreje
BKT
   Bota

Tre qytete gjermane kërkojnë statusin e trashëgimisë hebreje

Agjencisë së OKB-së do t’i paraqitet një kërkesë për të përfshirë të kaluarën hebreje të qyteteve gjermane Speyer, Worms dhe Mainz, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kancelarja e shtetit njoftoi se kryeministri i shtetit i Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer do të nënshkruajë zyrtarisht kërkesën për të ashtuquajturat vendet SHUM, në sinagogën e re në Mainz.

SHUM i referohet inicialeve të Speyer, Worms dhe Mainz në hebraisht, që në mesjetë ishin shtëpitë e disa prej komuniteteve hebreje më të hershme në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Puna për aplikimin në Trashëgiminë Botërore ka nisur që në vitin 2016. Dokumenti i kandidimit, i gjatë rreth 600 faqe, paraqet vlerat e mrekullueshme universale të qyteteve./ATSH/