20:05 / 07.01.2020
Pakistan, dy pilotë humbin jetën në stërvitjet ajrore
Avioni FT-7 që u rrëzua pranë rrethit Mianwali ishte në një mision rutinor trajnues operativ, thuhet në njoftimin.
Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit është rrëzuar sot në provincën verilindore të Punjabit, me ç’rast dy pilotët në bord kanë humbur jetën.
Avioni FT-7 që u rrëzua pranë rrethit Mianwali ishte në një mision rutinor trajnues operativ, thuhet në njoftimin.
Të vdekurit përfshijnë një udhëheqës skuadrile dhe një oficer fluturimesh.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.
"Një hetimi është urdhëruar nga Forcat Ajrore të përcaktojë shkakun e aksidentit", përfundoi njoftimi.























