09:14 / 08.01.2020
Iran, tërmet 4,5 ballë Rihter pranë një centrali bërthamor
Një tërmet me magnitudë 4,5 ballë Rihter goditi sot rajonin jugperëndimor të Iranit, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Bushehrit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).
”Tërmeti, me thellësi 10 kilometra, goditi zonën në orën 03:19 GMT”, sipas USGS.
Dridhja e tokës u ndje në Bushehr, ku termocentrali bërthamor iranian është i vendosur në bregdet.
Asnjë viktimë ose dëm nuk është raportuar.
Tërmeti vjen dy javë pasi një tërmet tjetër 5,1 ballë Rihter goditi të njëjtën zonë.























