21 operacione janë kryer gjatë 48 orëve të fundit në spitalin e Pejës
BKT
Shëndetësi

21 operacione janë kryer gjatë 48 orëve të fundit në spitalin e Pejës

526 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë datave 6 dhe 7 janar janar 2020 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

43 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
8 lindje kanë qenë gjatë këtyre dy ditëve, 4 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 456 pacientë që në total kanë bërë 6,260 analiza.
21 operacione janë kryer gjatë 48 orëve të fundit.


MË SHUME NGA Shëndetësi