Somali, dy të vrarë në sulmin me bombë afër ndërtesës së parlamentit
BKT
   Bota

Somali, dy të vrarë në sulmin me bombë afër ndërtesës së parlamentit

Mohamed Bulle, një zyrtar policie, për AA tha se sulmi me autobombë shënjestroi një pikë kontrolli të sigurisë.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm të fuqishëm me autobombë afër ndërtesës së Parlamentit të Somalisë në kryeqytetin Mogadishu.

"Ajo që ne dimë deri tani është se të paktën dy persona u vranë dhe shpërthimi shënjestroi një pikë kontrolli të sigurisë afër ndërtesës së parlamentit", tha Bulle.

Ai shtoi se ambulancat dhe zyrtarët e sigurisë menjëherë u dërguan në vendngjarje, ndërkohë katër persona u dërguan në spitale për trajtim.

Ndërkohë, nga pamjet e përhapura në rrjetet sociale shihen disa automjete duke u djegur pas shpërthimit dhe një numër i ambulancave që janë dërguar në vendin e ngjarjes për ndërhyrje.

Përgjegjësia për sulmin në fjalë ende nuk është marrë nga asnjë grup.

Më 28 dhjetor të vitit 2019, të paktën 85 persona, përfshirë dy shtetas turq, u vranë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën në një shpërthim të një kamioni në kryeqytetin Mogadishu. Al-Shabaab mori përgjegjësinë për këtë.