10:03 / 08.01.2020
Franca nuk do t’i tërheqë trupat nga Iraku
Franca nuk ka ndërmend të tërheqë trupat e saj nga Iraku, citojnë burime pranë qeverisë franceze.
Parisi zyrtar vlerëson se situata e rëndë e ditës së sotme pas sulmit Iranian në bazat amerikane në Irak kërkon impenjim maksimal dhe jo braktisje të vendit, që mund të krijojë terren për rritjen e fondamentalizmit dhe rikrijimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Presidenti Macron po ndjek me vëmendje ngjarjet e fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve, ku protagonist në konflikt mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës.























