Afganistani formon Ministrinë e Paqes
BKT
   Bota

Afganistani formon Ministrinë e Paqes

Ministria u formua me qëllim të përshpejtimit të bisedimeve paqësore me talebanët.

Me vendim të presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, është formuar Ministria e Paqes, me qëllim të përshpejtimit të bisedimeve paqësore me talebanët.

Pasi formimin e miratoi edhe parlamenti, në Kabul u mbajt takimi i parë për të diskutuar procesin e paqes.

Zëvendësministri për Paqen, Ghulam Yahya Abassi, tha në takim se ministria do të punojë për të bashkuar nën një çati të gjitha organizatat dhe institucionet për t'u konsultuar dhe koordinuar më mirë bisedimet e paqes.

Ai tha se përvojat e Këshillit Suprem të Paqes do të ndihmojnë për të arritur paqen me talebanët.

Abassi theksoi se do të punojë seriozisht për fillimin e bisedimeve të paqes me talebanët.

Këshilli i Lartë i Paqes në Afganistan u themelua në vitin 2010 nga ish-presidenti Hamid Karzai.

Talebanët kontrollojnë zona në shumë pjesë të vendit. Qeveria ka provuar vazhdimisht të fillojë bisedime paqësore me talebanët gjatë viteve të kaluara. Përkundër faktit se brenda këtyre kornizave është krijuar një Këshill Paqeje, nuk janë arritur rezultate konkrete./aa/