BE: Irani duhet t`u shmanget hapave të pakthyeshëm
Presidenti i Këshillit Evropian ka bërë thirrje për shmangie nga të gjitha veprimet që do të rrisnin tutje tensionet.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.
Sipas një njoftimi të Këshillit Evropian, Michel ka shprehur ngushëllime lidhur me rrëzimin e avionit të Linjës Ajrore të Ukrainës dje pas ngritjes në Teheran.
Michel ka thënë se BE është e gatshme të jetë në kontakt me të gjitha palët për uljen e tensioneve në rajon.
Ai ka bërë thirrje për shmangie nga të gjitha veprimet që do të rrisnin tutje tensionet, duke shtuar se marrëveshja bërthamore me Iranin është një përfitim i madh i cili është arritur pas negociatave të gjata.
Michel ka theksuar se Teherani duhet t'u shmanget hapave të pakthyeshme dhe se BE do të vazhdojë të luajë rol ndërkombëtar duke bashkëpunuar me shtetet anëtare.
Nga ana tjetër, presidenti iranian Rouhani ka thënë se BE vepron me përgjegjësi dhe luan një rol për mundësimin e stabilitetit në rajon.























