Kungulleshka të Mbushura me Mish të Tharë
BKT
Kuzhina

Kungulleshka të Mbushura me Mish të Tharë

Përbërësit:

2-3 kungulesha
150gr mish të tharë
2-3 thelbinje hudher
250ml salcë beshamel
2 të verdha të vevëz
80gr oriz të bardhë
60gr djath parmezan
Kripë/piper
Magdanoz të freskët

Përgatitja:
1. Së pari kunguleshat I ndajmë përgjysëm, dhe ia largojmë pulpën në mes.
2. Orizin e ziejmë me 100ml ujë.
3. Mishin e tharë e grimcojmë, e skuqim pak në vaj ulliri duke ia shtuar edhe
hudhrën e grimcuar.
4. Largojmë nga zjari mishin me hudhër, shtojmë salcn e beshamellit, të verdhat
e vezëz dhe orizin gjysëm të zierë.
5. I përziejm mire, shtojmë dhe kripën, piperin dhe magdanozin e grimcuar.
6. Me masën e fituar I mbushim kunguleshat të cilat fillimisht I kriposim pak.
7. Nv fund I mbulojmë me djathin parmezan.
8. Piqen në 200°C, rreth 30min.