Zjarret në Australi, përgjysmohen koalat në Ishullin Kangur
BKT
   Bota

Zjarret në Australi, përgjysmohen koalat në Ishullin Kangur

Zjarret në Australi kanë vrarë 25 000 koala në Ishullin Kangur.

Kjo do të thotë se është shuar gjysma e popullsisë së koalave në këtë ishull të famshëm. Ndërkohë, kafshët që kanë mbijetuar kanë plagë djegieje.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison vizitoi dje këtë ishull.

“Australia e Jugut, veçanërisht Ishulli Kangur dhe komunitetet në kodrat Adelaide, janë ende të kërcënuara nga flakët”, tha Morrison.